Pas pamjeve provokuese së kryetares së Gjykatës së Elbasanit Enkeleda Kapedani, inspektoriati i lartë i drejtësisë ka dërguar një ekip të posaçëm në gjykatën.
Ky ekip, do të fotografojë zyrën dhe ambientet e gjykatës së Elbasanit, për të parë nëse ato janë të njëjta me videot që postonte Kapedani në tik-tok.
Gjyqtarja e mohoi që të kishte hedhur video nga zyra e saj në këtë aplikacion, duke aluduar se dikush po ia bën puccin.
Për Kapedanin hetimet-Vetting kanë nisur në muajin Mars të vitit 2020. Gjyqtarja Enkeleda Kapedani, bëri bujë në media, pasi vendosi lirimin e menjëhershëm nga burgu i Peqinit, të Viktor Imerit, pjesëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.
Gjykata e Elbasanit liroi nga burgu Viktor Ymerin në 27 dhjetor 2019, i cili ishte dënuar me 25 vite burg për vrasjen e Arben Pajës e Ilir Xhungës.