Futbolli në kaos, ja kush do të vendosë përfundimisht për fatin e Superligës Europiane

Që në ditën e parë të krijimit që më pas dështoi, dihej se çështja e SuperLigës së Europës do të përfundonte në dyert e gjykatave.

Kërcënimi i fundit nga EUFA për tre klubet që ende nuk e kanë braktisur zyrtarisht projektin ka detyruar këta të fundit që përmes Gjykatës së Madridit të zgjidhë çështjen në organin më të lartë të drejtësisë, Gjykatën Europiane.

Gjykata e Madridit ka paraqitur një kërkesë paraprake në Gjykatën e Drejtësisë të BE në kontekstin e mosmarrëveshjes që kundërshton Superlega ndaj Uefa dhe FIFA për shkeljen e rregullave të konkurrencës në BE. Prandaj, gjykata do të duhet të japë interpretimin e rregullave përkatëse dhe ky interpretimi do të jetë i detyrueshëm për të gjitha gjykatat kombëtare të vendeve anëtare të BE. Me pak fjalë, nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë u jep të drejtë tre klubeve të mësipërme, atëherë çdo klub europian që do të kërkojë të rifutet në SuperLigë do të mbështetet në këtë vendim për të kundërshtuar UEFA-n dhe FIFA-n.

Sipas kërkesës së bërë nga Madridi, Gjykata Europiane, në përputhje me ligjet e BE-së, do të duhet gjithashtu të thotë edhe nëse Uefa dhe Fifa abuzojnë me pozicionin e tyre dominues në kontrollin e të drejtave televizive dhe në organizimin e kompeticioneve. Gjykata e Madridit gjithashtu ka parashtruar pyetjen nëse kundërshtimi dhe ndalimi nga Uefa-Fifa për të zhvilluar ngjarje të tjera të tilla si ‘Super League’ janë të ligjshme për rregullat e BE-së.

Gjykata spanjolle gjithashtu vë në dyshim rregullsinë e sanksioneve të njoftuara nga FIFA dhe Uefa pas shpalljes së Superligës. E njëjta gjykatë e Madridit kishte vendosur në prill pezullimin e çdo lloj sanksionesh kundër klubeve ‘rebele’ të Super League, duke lejuar Real Madrid të marrë pjesë në mënyrë të sigurt në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Duke bërë një hipotezë, nëse Gjykata Europiane e Drejtësisë vendos që UEFA dhe FIFA nuk mund të ndalojnë klubet europiane të organizojnë një event si SuperLiga, atëherë do të ishte një zhvillim historik për futbollin jo vetëm europian por edhe atë botëror pasi do t’i hapte dyert eventeve të tjera madhore si SuperLiga në të gjithë botën.


Shtuar 31.05.2021 16:35