E BUJSHME/ Ramos i bashkohet trajnerit legjendar (FOTO LAJM)

E ardhmja e Sergio Ramos mund të jetë nën urdhrat e Pep Guardiolës.

Është ky lajmi kryesor që raportohet nga rrjeti prestigjoz ESPN teksa mbrojtësi spanjoll është ende me një këmbë jashtë nga Real Madrid pasi kontrata e tij skadon pas disa ditësh.

Çështja e rinovimit të lojtarit është kthyer në një serial të gjatë ku prej muajsh nuk arrihet në një marrëveshje pasi Ramos dëshiron të paktën 2 vite kontratë por politika e Perez është e qartë dhe lojtarët në një moshë të tillë nuk mund të zgjasin kontratat më tepër se një vit.

Shembulli i Modriç është i qartë ku firmosi deri në 2022 por Ramos është i vendosur që nëse nuk i ofrohet 2 vite kontratë do të largohet dhe atë është gati ta mirëpresë Pep Guardiola.

ESPN pohon se vet trajneri spanjoll u ka kërkuar drejtuesve që të hidhen menjëherë në sulm për mbrojtësin 35-vjeçar nëse ai nuk firmos me Real Madrid dhe oferta do të jetë shumë tunduese. Ramos do të luante për 2 sezone me Man. City ndërsa më pas do t’i sigurohej një transferim në klubin satelit në MLS, New York City ku do të luante edhe atje i mirëpaguar.

Një transferim i tillë do të ishte bombastik po të mendosh që Guardiola ishte rivali më i madh I Real Madrid kur ai drejtonte Barcelonën dhe janë shumë ndeshje ku Ramos dhe trajneri spanjoll janë përballur në El Clasico.

Gjithsesi të dy kanë ende vlerësim për njëri tjetrin për atë që kanë bërë në futboll ndaj dhe një lëvizje e tillë këtë verë nuk do të ishte surprizë.


Shtuar 31.05.2021 16:23