A keni Lekë dhe jo Euro? Jeni me fat!

Leku vazhdon që të qëndrojë i fortë edhe këtë fundjavë. Madje të dhënat tregojnë se monedha vendase po fiton pikë ndaj euros, dollarit dhe paundit pavarësisht përfundimit të sezonit veror.

Në tregun e këmbimit valutor sot një dollar amerikan blihet me 97.4 lekë dhe shitet me 98.7 lekë duke pësuar rënie krahasuar me të premten.

Euro blihet me 104.6 lekë dhe do shitet me 105.4 lekë, ndërsa franga zvicerjane blihet me 107.8 lekë dhe shitet me 109.1 lekë.

Paundi britanik blihet me 119.8 lekë dhe do shitet me 121 lekë.

 


Shtuar 4.11.2023 09:05