Policia greke ka dhënë alarmin për zhdukjen e 29-vjeçarit shqiptar Anxhelo Avdiu, i cili ka humbur çdo kontakt me familjarët.
Fotografia e 29-vjeçarit shqiptar ëhstë bërë publike edhe në mediat greke, ndërsa kërkohet ndihma e çdo qytetari që ka parë ose ka informacion mbi të riun.
Sipas informacioneve, 29-vjeçari është zhdukur nga zona e Bartolomeut, duke lënë pas pasaportën dhe celularin dhe nuk ka dhënë asnjë shenjë jete.
Konkretisht, sipas informacioneve të para, 29-vjeçari që jetonte përgjithmonë në Kos me motrën e tij kishte shkuar në shtëpinë e kushëririt të tij në Bartolomeu, ku qëndronte ditët e fundit. Mirëpo, 29-vjeçari është larguar nga shtëpia ku ka qenë mysafir, pa lajmëruar askënd dhe mbi të gjitha pa marrë me vete sendet e tij personale.
Deklarimi i zhdukjes i është bërë në Komisariatin e Policisë së Gastounis, ndërsa është kërkuar ndihma e EMAK-ut për vazhdimin e hetimeve.