Presidenti i PSG-së: Super Ligës nuk i interesonte shpirti i futbollit

Presidenti i PSG-së mbetet idhëtarë se ndryshimi i Ligës së Kampionëve është mënyra më e mirë për të përmirësuar kualitetin e futbollit, sesa themelimi i një lige tjetër

Presidenti i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi ka thënë se projekti i Super Ligës nuk mbronte futbollin si sport, duke insistuar se Liga e Kampionëve duhet të ruhet. PSG ishte njëra prej 12 themeluesve të kësaj gare, e cila është larguar nga ajo pas kërkesës së UEFAsë dhe tani do të garojë në Ligën e Kampionëve.

Plani u shkatërrua disa ditë pas paralajmërimit të saj, për shkak të reagimit të ashpër të trupit qeverisës të futbollit dhe protestave të tifozëve që bën që nëntë klube të tërhiqen dhe Al-Khelaifi beson që futbolli do të jetë më i mirë pa këtë ide.

“Futbolli është sjell rreth nesh për vite e vite. Super Liga nuk e kishte në zemër mbrojtjen e interesit të kësaj loje”, tha ai për AFP. “Mund të flas për ndryshime por jo për ta thyer traditën që ka çdo klub për të arritur të ëndrra e tyre. Të gjitha skuadrat duhet të kenë mundësi të marrin pjesë në gara të mëdha një ditë, edhe pse do të jenë në ombrellë të UEFA-së”.

“Liga e Kampionëve është një brend shumë i fuqishëm që ne duhet ta ruajmë, por ne duhet gjithmonë që ta adaptojmë atë për tregun dhe kjo është e vërteta e të gjitha garave kombëtare apo ndërkombëtare”.


Shtuar 30.05.2021 22:05