Eliminohet nga gara e kërcimit, deputeti: Pardje më përzunë nga Parlamenti, sonte nga DWTS

Deputeti, Saimir Korreshi e mbyll përfundimisht rrugëtimin e tij në “Dancing With The Stars”. Deputetin opozitar nuk e shpëtuan dot as votat e publikut dhe as hudhra në xhep “për syrin e keq”, pas pikëve të ulëta që i dha juria për performancën e tij në natën e filmit në “Dancing With The Stars”. Korreshi performoi me kolonën zanore nga filmi “Mbreti luan”.

Por edhe fati nuk i ka buzëqeshur që në fillim në skenën e DWTS, pasi javën e kaluar ai nuk performoi pas një “aksidenti” gjatë performancës në natën e parë të spektaklit të kërcimit.

“Pardje më përzunë nga Parlamenti sonte nga “Dancing With The Stars”, tha ai duke e pritur me batuta dhe sportivitet skualifikimin.

View this post on Instagram

A post shared by Dancing With The Stars | Albania (@dwts.albania)


Shtuar 21.10.2023 10:37