Ushtria amerikane kap një drejtues të Shtetit Islamik në Siri

Forcat e Komandës Qendrore të Shteteve të Bashkuara kryen një bastisje në pjesën veriore të Sirisë më 28 shtator duke kapur Mamduh Ibrahim al-Haji Shaykh, drejtues i organizatës terroriste të vetëquajtur “Shteti Islamik”, tha Komanda Qendrore përmes një deklarate të shtunën. Forcat amerikane përdorën mjete ajrore gjatë bastisjes.

Javën e kaluar, forcat e Komandës Qendrore thanë se kishin kapur Abu Halil al-Fad’ani, një zyrtar i rëndësishëm i organizatës terroriste që njihet shkurtimisht si ISIS. Sipas zyrtarëve amerikanë, ai vlerësohet se ka lidhje me të gjithë rrjetin e “Shtetit Islamik” në rajon. Operacioni u realizua më 25 shtator, sipas Komandës Qendrore, dhe nuk pati civilë të vrarë apo të plagosur.


Shtuar 30.09.2023 20:57