Berisha: Gjykata e Vjenës i refuzoi kërkesën për azil Mirel Mërtirit, qeveria po i bën pasaportën për në Zimbabve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka thënë në konferencvën e sotme për mediat se kërkesa për azil politik e Mirel Mërtirit është refuzuar nga Gjykata e Vjenës.

Sipas tij, qeveria është duke i bërë atij gati pasaportën, në mënyrë që të lartgohet me një pjesë të mirë të marave në Zimbabve.

“Sekreti që mban qeveria Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në gjykatën e shkallës së parë në Vjenë. Gjykata ka refuzuar azilin politik. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai t’ia mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Janë informacione të sigurta”, tha Berisha.

 


Shtuar 11.08.2023 13:12