Zjarr brenda oborrit të spitalit në Prishtinë

Një shtëpi brenda oborrit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës është përfshirë nga flakët.

Ekipet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur vënien nën kontroll dhe më pas shuarjen e flakëve.

Momentalisht nuk dihet nëse ka të lënduar dhe çfarë e ka shkaktuar zjarrin.


Shtuar 8.08.2023 10:00