Detaje të reja tronditëse dalin në lidhje me aksidentin tragjik që i mori jetën dy të rinjve në Tiranë mbrëmë, pak para mesnate.
Aksidenti i rëndë rrugor ndodhi në fshatit Fortuz në Tiranë, kur makina tip “Range Rover” doli nga rruga dhe ra në humnerë. Nga aksidenti ndërruan jetë Denis Çali dhe Brusild Gjyla.
Denis Çali
Dyshohet se të rinjtë nuk e njihnin mirë rrugën, ndërsa për shkak edhe të mungesës së ndriçimit dhe zonës së thellë, nuk e kanë parë kthesën dhe kanë rënë në humnerë me mjetin e tyre “Range Rover”. Gazetari Igli Çelmeta raporton se një prej viktimave, Denis Çali kishte dy ditë që kishte ardhur nga Italia, pasi ishte emigrant në Itali. Drama shtohet edhe më shumë, ndërsa një prej tyre, Gjyla, në shtator kishte caktuar që të bënte dasmën e tij.
Brusild Gjyla
Policia po heton rreth ngjarjes së rëndë. Një prej miqve të Çalit shkruan në rrjetet sociale se komunikimi i tyre i fundit ishte dje.
‘Me ngushllime familjës denis çali. Qofsh i xhenetit o denis dje më shkrujte e pa besushme’- shkruan miku i viktimës, ndërsa Çali i kishte shkruar me mesazh; rrugëve, rrugëve./Albeu.com/