Shkon në dy numri i të vdekurve nga aksidenti tragjik që ndodhi mbrëmë, pak para mesanate, ku një makinë tip “Range Rover” në të cilën ndodheshin dy persona ra në humnerë pranë fshatit Fortuz në Tiranë.
Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë në spital edhe 33-vjeçari Denis Çali. Ndërkohë është identifikuar dhe viktima tjetër që ndërroi jetë mbrëmë.
Bëhet fjalë për një person të moshës 26 vjeç me iniciale B.Gj.
Njoftimi i policisë
Në vijim të aksidentit të ndodhur në fshatin Fortuzaj, ku një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, ju informojmë se të dy shtetasit që ndodheshin në automjet, B. Gj., 26 vjeç, dhe D. Ç., 33 vjeç, kanë ndërruar jetë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./albeu.com/