Pamje të rënda, shqiptari përplas 27-vjeçarin në mes të Athinës, e “fluturon” disa metra në ajër

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e së enjtes në Athinë.

Një 27-vjeçar turk ka humbur jetën pasi u përplas nga një makinë në zonën e Vouliagmenit.

Siç shihet në videon e publikuar nga ERT, i riu duke dashur të kalojë nga njëra anë e rrugës në tjetrën, tërhiqet zvarrë nga një mjet që drejtohej nga një 26-vjeçar me origjinë shqiptare.

Siç shihet, semafori është i gjelbër për mjetet që duan të kthehen majtas dhe gjithashtu për ato që lëvizin drejt, në rrjedhën e sipërme drejt Varkizës.

Këmbësori ecën mes tyre dhe brenda një sekonde një nga mjetet që lëvizin drejt e godet duke e hedhur disa metra lart.

Aksidenti ka ndodhur pasditen e së enjtes në orën 17:00 në kryqëzimin e Poseidonos me Ermou në lartësinë e Vouliagmenit. 27-vjeçari u dërgua në Asklepiio ku u shpall i vdekur. /Albeu.com.


Shtuar 7.07.2023 18:36