Dasma e Klea Hutës dhe Elgit Dodës duket se do ketë vëmendjen për një kohë të gjatë.
Pas gjithë mahnitjes së publikut nga organizimi i ceremonisë dhe i dasmës, nuk kanë munguar edhe kritikat për nusen.
E këtë gjë e ka treguar vetë këngëtarja, e cila nëpërmjet një postimi në InstaStory ka publikuar mesazhin e një ndjekëseje e cila shkruan:
“Çift shumë bosh. Sikur e imponoje këtë qypin për çdo gjë. Një dasmë e shpifur dhe shumë e stisur.”
Dhe aktorja ka vendosur ta marrë me sportivitet komentin e saj e cila iu është përgjigjur:
“Të drejtë ke moj motër. Nuk e ke idenë sa jemi lodhur duke u shtirur. Po rrofsh që e vure re se thashë çne. Duhej kjo duhej”.