Një 66-vjeçare nga Shqipëria u arrestua pasditen e djeshme në Athinë me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Sipas ELAS-it, pas hetimeve për veprimtarinë e së akuzuarës u zbulua se 66-vjeçarja shiste drogë në afërsi të shkollave, në zonën e Kato Patisisë.
Konkretisht, pas një hetimi të kryer, me asistencën e një qeni policie, u konstatua se 66-vjeçarja kishte në shtëpinë e saj me qëllim shtijen 57 pako me kanabis të papërpunuar, me peshë totale 1088 gram.
Njëkohësisht janë gjetur dhe konfiskuar katër peshore elektronike precize, 227 pako të përshtatshme për standardizimin e lëndëve narkotike në shitje, shuma prej 3830 euro dhe një kartëmonedhë e falsifikuar 50 euro.
Gruaja e arrestuar është dërguar në Prokurorinë Penale të Athinës./Albeu.com/