Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Berat, pranë fshatit Poshnje. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘Kështjella’ dhe i plagosuri ka mbetur nipi i pronarit të lokalit.
Bëhet me dije se i plagosuri, ende i paidentifikuar kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.
Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.