Kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia, detaje nga plagosja me armë zjarri në Berat

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Berat, pranë fshatit Poshnje. Ngjarja ka ndodhur në lokalin e quajtur ‘Kështjella’ dhe i plagosuri i është nipi i pronarit të lokalit, ende i pa identifikuar. Bëhet me dije se i plagosuri kishte pak ditë që ishte kthyer nga Anglia.

Gjithashtu raportohet se  autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes teksa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.


Shtuar 21.05.2021 20:53