Çfarë ndodh nëse ikën Ronaldo, Juventus piketon yllin francez

Emri i Antoine Griezman është kthyer në një ide tërheqëse për Juventusin. Klubi bardhezi po shikon me interes në merkato për të mos u gjendur të papërgatitur në rast të një lamtumire të Kristiano Ronaldos.

Për këtë arsye, priten zhvillime të rëndësishme në orët në vijim, kur do të vendoset nëse do të luajë në Champions apo në Europa League.

Një rast nga i cili do të vendosen shumë gjëra për të ardhmen e projektit teknik, duke nisur nga ajo e trajnerit Pirlo, por edhe në lidhje me organikën.

Ka lojtarë që do të duhet të vendosin nëse do të qëndrojnë apo të kërkojnë një tjetër destinacion. I pari në listë është si gjithmonë Kristiano Ronaldo, që mund t’i thotë lamtumirë Torinos në rast se Juventusi nuk merr pjesë në Champions.

Gazeta katalanase “Sport”, shkruan se Juventusi po hedh sytë në  drejtim të Antoine Griezman. Operacion ky që nuk do të ishte aspak i lehtë. Para së gjithash, pasi do të kundërshtohej nga vetë lojtari, i cili dëshiron të qëndrojë te Barcelona për t’i luajtur aty mundësitë e tij. Nuk këto sezone sigurisht nuk ia ka dalë që me fanellën “blaugrana” të demonstrojë vlerat e tij.

Griezmann, i cili ka një kontratë që skadon në vitin 2024, do të përfaqësonte një goditje të madhe për Juventusin, duke parë moshën e re dhe cilësitë mjaft të mira që ka, por natyrisht edhe në këtë rast, nëse Juvja nuk ia del të luajë në Champions, kjo nuk do të ishte një “kartvizitë” e mirë për t’u paraqitur në derën e tij.


Shtuar 21.05.2021 20:42