Interi ka kaluar në avantazh sapo ka filluar pjesa e parë në ndeshjen gjysmëfinale të Champions League ndaj Milanit.
Zikaltërit kanë shënuar dy herë në prtën e rivalëve të qytetit brenda 3 minutave.
Goli i parë u shënua nga Mkhitaryan, ndërsa i dyti nga Dzeko.
Pas shumë vitesh, të dyja skuadrat nga Milano sfidojnë njëra tjetrën në kompeticionin më të madh për klube, UEFA Champions League.
Hera e fundit që Inter ka fituar trofeun ishte viti 2012. Rivalët e tyre e kanë fituar trofeun e fundit të Champions në vitin 2007.