Tennessee kundërshton ekspertizën e pentobarbitalit pas tentativës së dështuar për ekzekutimin e Christa Pike

Autoritetet e Tennessee-t po kundërshtojnë kërkesën e avokatëve të Christa Pike për të ekzaminuar pentobarbitalin e përdorur në tentativën e dështuar për ekzekutimin e saj.

Pike, 50 vjeçe, i mbijetoi dy dozave të kësaj substance në shtator. Mbrojtja e saj thotë se ilaçi nuk hyri siç duhej në qarkullimin e gjakut, por u grumbullua në krahët e saj, duke i shkaktuar djegie dhe flluska të rënda në lëkurë.

Të lidhura

None found

Pas kësaj ngjarjeje, gjyqtarja I’Ashea L. Myles urdhëroi që të ruheshin provat e lidhura me procedurën, në kuadër të padisë së ngritur nga avokatët e Pike. Në një kërkesë të dorëzuar të premten, autoritetet e Tennessee-t i kërkuan gjykatës të hiqte pjesën e vendimit që i lejon mbrojtjes të inspektojë, të marrë mostra dhe të analizojë mbetjet e pentobarbitalit.

Shteti argumenton në dokumentet gjyqësore se shqyrtimi i ilaçit mund të çojë në identifikimin e kompanisë furnizuese, informacion që mbrohet nga ligjet e sekretit. Legjislacioni i Tennessee-t ndalon bërjen publike të identitetit të personave ose subjekteve që marrin pjesë në sigurimin e substancave vdekjeprurëse dhe në organizimin e ekzekutimeve.

Një punonjës i Departamentit të Korrigjimit në Tennessee, emri i të cilit nuk është publikuar, deklaroi në gjykatë se avokatët mund ta zbulojnë furnizuesin nëse u jepet mundësia të shqyrtojnë shishet e mbetura të ilaçit ose etiketat e tyre. Sipas tij, pikërisht në shishet e pentobarbitalit të përgatitura për ekzekutimin ka më shumë gjasa të ndodhen mbetjet e substancës së përdorur gjatë tentativës.

Po sipas këtij punonjësi, furnizuesi aktual druhet se mund të identifikohet edhe nëse të dhënat në etiketa mbulohen pjesërisht. Ai tha gjithashtu se një furnizues tjetër ndërpreu komunikimin me departamentin në vitin 2024, pasi iu bë publik identiteti. Autoritetet paralajmërojnë se humbja e furnizuesit aktual mund t’i krijojë shtetit vështirësi serioze në sigurimin e substancave për ekzekutimet.

Në shkresën drejtuar gjykatës, prokurori i përgjithshëm i Tennessee-t, Jonathan Skrmetti, kërkoi që avokatëve dhe ekspertëve të Pike të mos u lejohet të shohin ose të prekin shishet e mbetura të pentobarbitalit, apo të marrin në çfarëdo mënyre informacion prej tyre.

Mbrojtja e Christa Pike këmbëngul se nuk synon të zbulojë kompaninë që e furnizon shtetin me substancën vdekjeprurëse. Avokati Luke Ihnen tha se kontrolli i etiketimit dhe i kushteve të ruajtjes së pentobarbitalit është i domosdoshëm për të përcaktuar nëse pati probleme gjatë përgatitjes, transportit ose administrimit të tij, si edhe nëse ilaçi kishte skaduar.

Ihnen theksoi se ende nuk dihet saktësisht çfarë ndodhi atë natë dhe se këto të dhëna mund të ndihmojnë për të kuptuar çfarë shkoi keq.

Zëdhënësja e Departamentit të Korrigjimit në Tennessee, Dorinda Carter, nuk pranoi të jepte koment, duke iu referuar procesit gjyqësor që vijon.

Çështja ka rihapur debatin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për mënyrën si kryhen ekzekutimet me injeksion vdekjeprurës dhe për mungesën e transparencës lidhur me substancat e përdorura dhe kompanitë që i furnizojnë ato.


Shtuar më 13.11.2026 18:37

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleribahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişstarzbet girişonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbet