Historitë janë bërë për t’u shkruar. Napoli u kthye te titulli kampion në Serie A, pas 33 vitesh mungesë.
Ekipi i Spalletit barazoi 1-1 ndaj Udineses, duke hapur kështu shampanjën 5 javë para fundit të sezonit.
I pari nga kampi i napoletanëve që ka reaguar pas këtij suksesi ka qenë Presidenti i klubit, Aurelio de Laurentis. “Një gëzim i pamasë!!! Shko Napoli përgjithmonë. Përgjithmonë” – Shkruan ai në Twitter.