Zelensky do të vizitojë Poloninë të mërkurën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pritet të vizitojë Poloninë më 5 prill, tha sot këshilltari i presidentit polak Marcin Przydacz për punët e jashtme.

“Vizita do të bëhet me ftesë të Presidentit Andrei Duda. Do të zhvillohen bisedime të gjata dhe të gjera, jo vetëm për situatën e sigurisë, por edhe për mbështetjen ekonomike dhe politike. Do të jetë një vizitë zyrtare,” ai tha për radiostacionin RMF.

Siç shtoi Przydacz, Zelensky do të takohet të mërkurën në Sheshin e Kalasë së Varshavës me qytetarë polakë dhe ukrainas që janë strehuar në Poloni.

Herën e fundit që Zelensky pati një takim me homologun e tij polak ishte në dhjetor 2022 gjatë kthimit në vendin e tij nga SHBA.

Polonia është një fqinj i Ukrainës dhe të dy vendet kanë pasur tradicionalisht lidhje të forta. Shumë ukrainas janë larguar nga vendi i tyre që nga pushtimi rus vitin e kaluar me një numër të madh që kërkojnë një strehë të sigurt në Poloni./Albeu.com/


Shtuar 3.04.2023 09:37