EMRAT/ Burrë e grua humbën jetën në aksidentin tragjik në Librazhd, identifikohen viktimat

Janë identifikuar dy viktimat që humbën jetën këtë të hënë si pasojë e aksidentit të rëndë që u shënua në rrugën  “Librazhd-Prrenjas”.

Mësohet se 55 vjeçari Arjan Yze ka humbur kontrollin e automjetit duke përfunduar në përrua dhe fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe gruaja e tij e identifikuar si Majlinda Yze, 50 vjeçe, e cila ishte pasagjere.

Policia bën me dije se drejtesi i një automjeti tip “Volkswagen”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga dhe ka rënë në përroin e Lengajcës.

Shërbimet e Policisë dhe ato të Zjarrfikëses ndodhen në vendin e ngjarjes dhe vijojnë punën për nxjerrjen e trupave të të 2 shtetasve që ndodheshin në automjet.

/albeu.com/