Shtëpia e një gazetari grek (pronar gazete) është përfshirë nga flakët mesnatën e së dielës dhe zjarri ishte i qëllimshëm.
Autorët, ende të paidentifikuar, 7 minuta pas mesnate i janë afruar shtëpisë së gazetarit 44-vjeçar dhe pasi kanë lyer tapetin e hyrjes me lëng të ndezshëm i kanë vënë flakën dhe janë zhdukur.
Në fakt, sipas hetimeve nga autoritetet dhe nga kamerat në zonë, zjarrvënësit menjëherë pas aktit të tyre, hipën në një motor pa targa dhe u zhdukën në ngushticat e zonës.
Rasti i sulmit ndaj gazetarit, pronarit të gazetës është duke u shqyrtuar nga oficerët e Nëndrejtorisë së Sigurimit të Atikës Verilindore.
Nëpërmjet deklaratave të viktimës dhe ambientit të tij do të tentojnë të gjejnë motivin e sulmit dhe nga analizat e kamerave rrugën e arratisjes së autorëve për të arritur në gjurmët e tyre./Albeu.com./