Stuhia e dëborës “gjunjëzon” SHBA-të, gjysmë milion familje pa energji elektrike

Dhjetëra mijëra familje amerikane po përballen me probleme të rënda dhe ndërprerje të energjisë elektrike për shkak të motit të keq që ka goditur shumicën e shteteve ditët e fundit.

Konkretisht, pothuajse gjysmë milion familje, po përjetojnë ndërprerje të energjisë elektrike, për shkak të stuhive, përmbytjeve, reshjeve të borës dhe erërave të forta.

Shumicën e pjesëve të shtetit janë në gjendje të jashtëzakonshme. Në të njëjtën kohë, gati një metër borë ka mbuluar pjesë të Nju Jorkut, si dhe Neë Hampshire dhe Massachusetts.

Megjithatë, dukuritë ekstreme duket se po zbuten gradualisht, por dëmet mbeten të mëdha. Stuhia që përfshiu juglindjen solli masa dëbore si dhe erëra me shpejtësi deri në 40 milje në orë. Në të njëjtën kohë, qindra shkolla dhe biznese u mbyllën./albeu.com/


Shtuar 15.03.2023 16:47