Madagaskari goditet nga cikloni “Freddy”, një person humb jetën

Cikloni Freddy goditi Madagaskarin këtë mbrëmje, i shoqëruar nga erëra të forta dhe shi i dendur. Autoritetet në vendin ishullor të Afrikës Lindore kanë pezulluar funksionimin e shkollave dhe transportit publik, ndërkohë që raportojnë vdekjen e parë për shkak të ciklonit.

Sipas shërbimit meteorologjik të Madagaskarit, bëjnë me dije se cikloni Freddy filloi sonte në vendin ishullor, me erëra që fryjnë me një shpejtësi mesatare prej 130 km/h deri në 180 km/h. Në një deklaratë lidhur me këtë, u theksua rreziku me të cilin përballen zonat bregdetare, duke përmendur reshjet e dendura dhe dallgët prej më shumë se 8 metra larg bregut juglindor.

Një 27-vjeçar u mbyt pranë portit të Mahanoro, ndërsa më shumë se 7,000 njerëz u zhvendosën në rajonin e Vatovavi, tha agjencia kombëtare e fatkeqësive.

“Çatitë e shtëpive u hoqën nga erërat e forta,” tha Tania Rajaonarivoni, një banore e qytetit Mananjari.

Pothuajse një muaj pas stuhisë tropikale Seneso që vrau 33 njerëz dhe la mijëra të pastrehë, Madagaskari po përballet me një ciklon shkatërrues.

Cikloni Freddy më pas pritet të niset drejt perëndimit dhe të godasë Mozambikun dhe Zimbabven.


Shtuar 21.02.2023 22:09