SHBA-ja verilindore dhe Kanadaja lindore po përjetojnë një fundjavë të acartë, me temperatura rekord dhe erëra të ftohta që krijojnë kushte të rrezikshme atmosferike.
Në pikën më të lartë, në shtetin e Nju Hempshër, në Malin Uashington, temperaturat ranë deri në -79 gradë Celsius.
Pjesa dërrmuese e shtetit të Nju Jorkut si dhe shtetet Masaçusets, Konektikat, Rod Ajlënd,
Nju Hempshër, Vermont dhe Mein, një rajon me rreth 16 milionë banorë, u përfshinë nga vala e të ftohtit të madh.
Autoritetet mbyllën të premten shkollat në Boston dhe Ustër, në Masaçusets, për shkak të shqetësimeve rreth rrezikut të hipotermisë dhe ngricave. Temperaturat e regjistruara në këto qytete të premten llogariteshin në -13 gradë celcius, e shtuna pritet të shënojë një ulje të re rekord./albeu.com/