Ka rënë në prangat e policisë greke një 35-vjeçar me origjinë shqiptare.
Shqiptari u arrestua këtë të enjte nga autoritete greke në Igumenicë, pasi u kap duke transportuar lëndë narkotike.
Sipas autoriteteve greke, në makinëm e shqiptarit janë gjetur dhe sekuestruar 32 pako që përmbanin 34 kg 608 gram marijuanë, një sasi e vogël kokaine dhe 2 celularë./Albeu.com/