Një shqiptar nga Kosova është vrarë nga një shtetas gjerman në Gjermani. Mediet vendase raportojnë se vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.
Mësohet se viktima, 31-vjeç dhe është dërguar në spital, por nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sipas autoriteve shqiptari është vrarë nga ish-partneri i të dashurës, i cili ka rënë në prangat e policisë.
Policia po bën hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./Albeu.com/