Olta Gixhari nuk i ka mbajtur dot lotët së fundmi. Teksa ka qenë duke biseduar me Kiarën, ajo është përlotur për të birin.
Ajo tha se është shumë kurioze ta shohë reagimin e djalit të saj teksa ajo shfaqet në televizor.
“Nuk e di si sillet kur më kërkon, se si e kalon kur nuk më sheh në shtëpi. Para se të vija këtu ai pati një lidhje edhe më të madhe me mua, sikur e ndjente që do ikja”, tha Olta e prekur teksa fliste me moderatoren.
View this post on Instagram
Olta Gixhari është një ndër banoret më aktive. Por së fundmi, pas debatit të ashpër me Gent Hazizin, ajo beson se nesër do të lë shtëpinë e BBV Albania.
Mirëpo, Ronaldo thekson se kjo gjë nuk mund të ndodhë.
Vetë aktorja shtoi se ndodhet në “rrezik” për daljen nga shtëpia e BBV Albania.
Olta u ka treguar sot banorëve se ajo nuk është e martuar zyrtarisht me partnerin e saj me të cilin jeton në Spanjë dhe ka një djalë.
“Unë nuk jam e martuar, s’ më ka kërkuar ende, po pres ende”, thotë ajo.
Olta: Me letra jo, jam në të zezë.
Amosi: Po nuk e ke pasaportën?
Olta: Jo, po nuk e pati ai s’kam si ta kem unë!