Presidenti rus ka urdhëruar masa të reja për të goditur disidencën dhe për të forcuar kufijtë e vendit të tij.
Shërbimet e sigurisë janë udhëzuar të mbrojnë banorët e atyre që Vladimir Putin i quajti “rajonet e reja” të Rusisë në Ukrainë, ato që u aneksuan nga Moska në shtator.
Ai gjithashtu ka urdhëruar shërbimet speciale të mbajnë kontrollin e tubimeve masive dhe objekteve strategjike të infrastrukturës, sipas agjencisë ruse të lajmeve RIA.
Putin tha se do të kishte “përballje të ashpër” të tradhtarëve dhe spiunëve që punojnë kundër Rusisë./albeu.com