Ditën e sotme në Kuvend po mbahet seanca plenare.
Në minutat e para të fillimit të saj deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula ka hyrë në oborrin e Kuvendit me një thes me ullinj dhe një degë ulliri.
Ndërsa në fjalën e tij Sula Kishte marr një shishe vaj kikiriku dhe një me vaj ulliri.
Ai ka theksuar se çmimi i vajit të ullirit do shkojë sa ai i naftës
“Të jeni të sigurtë dhe ju garantoj se fshatarët po heqin të zitë e ullirit duke prodhuar vaj ulliri. Çmimi i vajit të ullirit do arrijë pas dy muajsh çmimin e naftës që ka vendosur bordi juaj. Sot 2500 lekë shitet vaji i ullirit”, tha Sula./albeu.com