“Divjaka nuk ka mjellma”, Braçe reagon pas deklaratës së Kumbaros në Kuvend: Taksat nuk mblidhen me kupon

Deputeti i Partisë Socialiste ka reaguar nga Kuvendi në lidhje me vendosjen e traut në parkun e Divjakës. Ai hodhi poshtë deklaratën e bërë nga ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro e cila paraqiti një vendim të firmosur prej tij si autorizim për ndërmarrjen e këtij akti.

Ai tha se shqetësimi në Divjakë lidhet me një autorizim të lëshuar nën presion nga ARRSH për kryerjen e punimeve në aksin rrugor që lidh qytetin e Divjakës me plazhin.

“Taksat nuk mblidhen me kupon. Divjaka nuk ka mjellma. Është liqen tjetër ai që shquhet për mjellma. E kam shumë të vështirë por më duhet ta formuloj këtë pyetje. Pse gënjeni. Shqetësimi që ka lindur në Divjakë nuk lidhjen me VKM të firmosur nga Erion Braçe.

Lidhet me këtë autorizim të lëshuar nën presion nga ARRSH që autorizon kryerjen e punimeve në aksion rrugor Divjakë-Plazhi Divjakë si një financim që lejon shoqërinë të kryejë këto punime. Problemi është ky autorizim që sjell në vëmendje një tjetër vendim të Këshillit të Ministrave që përcakton inventarin e rrugëve kombëtare në të cilin përcaktohen si akse kombëtare rrugore, rrugën Kthesa e Çermës-Divjakë, dhe Divjakë-Plazhi i Divjakës”, deklaroi ai