Më 2 dhjetor në grupin G do të zhvillohet ndeshja e fundit mes Zvicrës dhe Serbisë në kuadër të Kupës së Botës.
Taulant Xhaka, ish-mesfushori i kombëtares shqiptare për “Blick” ka dhënë një intervistë kur ka folur për këtë ndeshje. Taulanti ka dhënë disa këshilla për Granitin, ku i ka thënë që të ruajë qetësinë.
“Të them të drejtën, nuk isha i kënaqur me shortin. Por kam diskutuar me Granitin rreth kësaj ndeshje. Unë i thashë atij që çfarëdo që të ndodhë në këtë ndeshje, nëse shënon ose humb, vetëm ruaj gjakftohtësinë dhe luaj lojën tënde siç di ti. Në fund të fundit, nuk ka të bëjë me politikë, është një ndeshje futbolli”, ka thënë Taulant Xhaka për “Blick”./ h.ll/albeu.com