Këngëtarja shqiptare mbajti mbrëmjen e djeshme një koncert madhështor në Tiranë, me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë. Ajo i bëri të gjithë krenarë, veçanërisht në momentin kur në trup vendosi flamurin shqiptar, duke i tregua dhe një herë botës se nga vjen.
Pjesë e këtij koncerti kanë qenë shumë shqiptarë, të cilët kanë shijuar performancën e saj. Mes tyre nuk kanë munguar as emra të njohur të ekranit shqiptar.
Ai që ka përfituar nga momenti dhe ka bërë edhe një foto, është boksieri i njohur, Florian Marku, i cili ka pozuar krah Duas dhe babait të saj, Dukagjin Lipa.
“Urime Pavaresine”, ka shkruar Marku krahas imazhit në Instagram.
View this post on Instagram