Maradona ka “dorën e Zotit”, CR7 ka “flokët e Zotit”, rrjetet sociale gjejnë krahasimin perfekt

“Dora e Zotit”, një nga golat më të famshëm të futbollit në histori, i shënuar nga Diego Maradona në minutën e 51-të të ndeshjes çerekfinale të Kupës së Botës më 22 qershor 1986 kundër Anglisë.

Në ndeshjen e fazës së grupeve midis Portugalisë dhe Uruguait, goli i parë i shënuar fillimisht iu atribuua Cristiano Ronaldos, megjithëse Bruno Fernandes, i cili shërbeu, u emërua më vonë autor. Edhe pse përsëritjet e shumta tregojnë se flokët e Ronaldos kanë prekur topin.