Dy gra me kombësi kineze janë gjetur të vdekura në Romën, në lagjen Prati, shkruan media italiane Ansa.
Sipas raportimeve të para njëra prej tyre është hedhur nga dritarja e apartamentit ku banonte ndërsa tjetra brenda në apartamenti.Aktualisht është e paqartë nëse bëhet fjalë për një vrasje të dyfishtë apo një vrasje-vetëvrasje.
Alarmi është dhënë rreth orës 10 nga portieri i pallatit, i cili e ka gjetur njerën nga dy gratë në tokë.
Policia italiane po heton ngjarjen.