Zelensky flet për krime lufte në Kherson: U gjetën varre me kufoma civilësh dhe ushtarësh

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha sot se hetuesit kanë identifikuar më shumë se 400 krime lufte ruse dhe kanë gjetur trupa ushtarësh dhe civilësh në zonat e provincës Kherson të çliruara nga pushtimi rus.

“Hetuesit kanë dokumentuar tashmë më shumë se 400 krime lufte ruse. U gjetën trupa civilësh dhe ushtarësh”, tha Zelensky në një fjalim të filmuar të transmetuar këtë mbrëmje.

Ai shtoi se 226 vendbanime, me mbi 100 mijë banorë janë stabilizuar dhe ligji në këto zona është rivendosur.

Ushtarët rusë dhe mercenarët janë arrestuar.

Në të njëjtën kohë, ai tha se luftimet në provincën Donetsk në Ukrainën lindore vazhdojnë me intensitet të pandërprerë, pa asnjë reduktim të sulmeve ruse.

“Luftat në provincën Donetsk janë po aq intensive sa ishin ditët e mëparshme. Niveli i sulmeve ruse nuk është ulur. Dhe niveli ynë i qëndrueshmërisë dhe guximit është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave”, tha ai./albeu.com


Shtuar 13.11.2022 22:42