Sipas “Football Insider”, skuadra e Chelseat është favorite për të nënshkruar me Kane, transmeton lajmi.net.
“The Blues” po cilësohen tani si favoritë për nënshkrimin e Kane, ku do të duhej të paguanin një shumë të majme parash.
Qëndrimi i Tottenhamit është se Kane nuk është në shitje, por në një intervistë më nëntë prill, sulmuesi anglez pohoi se një ndryshim është i nevojshëm pasi ai do të dëshironte të fitonte tituj.
Abrahmovich thuhet të ketë bërë gati 250 milionë sterlina për të rindërtuar skuadrën, ai është i interesuar ti dëgjojë dëshirat e Tuchel i cili i dërgoi në finale të Ligës së Kampionëve.