28 persona humbën jetë nga shembja e urës së metrosë, shpërthejnë protestat në Meksikë

Qindra njerëz janë mbledhur në Mexico City për të kërkuar drejtësi për ata që u vranë nga shembja e mbikalimit të metrosë. Ata kërkojnë drejtësi për 26 jetët e humbura dhe dhjetëra të tjerë që u plagosën. Nga ana tjetër, autoritetet kanë premtuar të kryejnë një hetim të plotë.

Zemërimi është rritur pasi dolën detaje që tregonin paralajmërime të njëpasnjëshme për sigurinë e urës së ngritur në Linjën 12, e cila u ndërtua në 2012. Por, paralajmërimet u injoruan nga zyrtarët.

Kishte shqetësime në lidhje me problemet e projektimit dhe standardet e ndërtimit, si dhe akuzat për korrupsion. Linja u mbyll gjithashtu për më shumë se 18 muaj për shkak të defekteve të dukshme strukturore.

Presidenti Andres Manuel Lopez Obrador ka thënë “asgjë nuk do të fshihet” në hetim. Një firme inxhinierike norvegjeze është kërkuar për të ndihmuar prokurorët në hetimin dhe orari i plotë i hetimit do të publikohet javën e ardhshme./albeu.com


Shtuar 8.05.2021 13:07