Dafina Zeqiri di si t’i surprizojë fansat! Në dhjetor të 2019-ës, diva e muzikes shqiptare publikoi “Vuj vuj vuj”, një këngë që u përqafua menjëherë nga fansat e saj e që sot numëron mbi 23 milionë klikime në Youtube.
Ndërkohë që jemi në muajin maj, këngëtarja kosovare e ka gati hitin e verës dhe është pjesa e 2 e “VVV”. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dafina përmes një postimi në Instagram pak orë më parë.
Të lidhura
None found
Teksa na uron një fundjavë të bekuar, ajo ka publikuar një video gazmore me ekipin e saj në varkë duke performuar me gishta një kërcim.
“Mirëmëngjes, sapo mbaruam projektin tonë të radhës. VVV pjesa e 2,” shkruan ndër të tjera Duffy.
Jemi të sigurt që “Vuj vuj vuj 2” do të jetë një hit dhe kjo s’ka dyshim!
View this post on Instagram
