Elgit Doda është një nga këngëtarët dhe producentët më të suksesshëm të momentit që numëron një sërë hitesh në repertorin e tij. Së fundmi, ai ka shënuar një tjetër sukses pasi kënga e tij “Larg” është dëgjuar mbi 11 miliard herë në të gjitha platformat dixhitale.
Kënga është dëgjuar më shumë në TikTok. Elgiti nuk mund të mos ishte më i lumtur se kaq duke e ndarë këtë lajm me ndjekësit në rrjete sociale. Krenarinë për këtë arritje të tij e ka shprehur dhe partnerja, Klea Huta e cila shkruan se ndihet e lumtur për të, ndërsa shton se nuk vlerësohet sa duhet për artin që bën.
“Jeta ime jam shumë krenare për ty dhe për artin e veçantë që ti bën. Ke lindur në vendin e gabuar sepse ti duhet të vlerësohesh më tepër për atë që ti i jep këtij publiku. Artisti im unik, ilaç për veshin dhe shpirtin. Të dua.“, ka shkruar Klea krahas postimit.