U paraqit në gjykatë për vrasjen e të atit, lihet në burg Mariglen Mahmutaj, avokati: Ajo që u bë u bë

Ditën e sotme në gjykatë u paraqit Mariglen Mahmutaj i cili vrau babain e tij në Mallakastër.

Gjykata dha vendim arrest me burg.

Gjatë daljes së tij në ambientet jashtë Gjykatës, avokati i tij, Armir Filaj është shprehur se “ajo që u bë u bë”, ndërkohë refuzoi të japë përgjigje nëse autori i vrasjes ishte penduar ose jo.

Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 25 gushtit, kur Mariglen Muhametaj qëlloi babain e tij me sende të forta, duke e lënë të vdekur në vend. Pas disa orësh arrati, ai u arrestua nga policia./albeu.com

 


Shtuar 28.08.2022 09:27