Këtë të dielë në rubrikën “Nostalgji Muzikore” ishte e ftuar këngëtarja Anxhela Peristeri. Në mënyrë ekskluzive pak para netëve të “Eurovision 2021” ajo ka treguar disa nga momentet e jetës së saj.
Pasi këndoi hitin “Si po jetoj”, moderatori Ervin Kurti e pyeti se çfarë ndodhi 5 vite më parë kur po realizonte pikërisht këtë këngë.
“Të them të drejtën kur kam xhiruar këtë klip kam qenë në një gjendje shumë të keqe psikologjike sepse e kam patur babin në spital. Atë ditë operohej dhe në të njëjtën ditë unë kisha xhirime e duhet të shkoja”- u shpreh ajo.
Më tej, pas ndërhyrjes së Kurtit mbi patosin që përftoi për klipin pikërisht nga kjo lloj situate që po kalonte, ajo shtoi:
“Nuk e kishim menduar, por kjo gjë më ndihmoi goxha për ta përcjellë këngën ashtu siç duhej dhe regjisori nuk vuajti fare me mua atë ditë” – përmbylli me humor Peristeri.