Makina i doli nga rruga, vdes tragjikisht 41-vjeçari shqiptar në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku 41-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në mënyrë tragjike në zonën e Imathia.

Ditën e premte në mesditë, ai po drejtonte automjetin në rrugën provinciale Alexandria – Giannitsa, kur humbi kontrollin dhe doli nga rruga, raportojnë mediat greke.

Makina u përmbys dhe i shkaktoi plagosje të rëndë e më pas vdekje 41-vjeçarit shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur.

Hetimi paraprak për shkaqet e sakta të aksidentit kryhet nga Departamenti i Policisë së Aleksandrisë.

 

 

 


Shtuar 2.05.2021 15:08