Sherr mes të rinjve në Vlorë, mbetet i plagosur një 19-vjeçar

Një përplasje mes disa të rinjve në  bulevardin “Ismail Qemali” në qytetin e Vlorës, ka pëfunduar me një të plagosur.

Në konfliktit i cili dyshohet i çastit ka mbetur i plagosur me mjet prerës shtetasi E.K, 19 vjeç, cili është në spital nën kujdesin e mjekëve.

Njoftimi i policisë

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 23.08.2022, rreth orës 19:40, në bulevardin “Ismail Qemali”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është dëmtuar me mjet prerës thikë, shtetasi E. K, 19 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikim dhe kapjen e autorit si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./albeu.com

 


Shtuar 23.08.2022 20:53