Parashikimi i motit për datën 23 gusht 2022

Gjatë orëve të para të paradites moti do të jetë nën ndikimin dhe dominimin e kthjellimeve pothuajse në të gjithë vendin, përjashtuar zonat malore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave.

Ndërsa gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të shfaqen në të gjithë territorin duke krijuar mundësi për reshje shiu ku në zonat veriore dhe qendrore priten rrebeshe.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes ndërsa mesdita sjell rënie të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 14 gradë C deri në 33 gradë C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë./albeu.com