Kristjan Asllani ka mundësinë e artë për më shumë minuta, dëmtohet rivali i tij te Interi

Inter njofton dëmtimin e papritur të Henrihk Mkhitaryan çka do të thotë se hapësirat për talentin shqiptar Kristjan Asllani do të jenë më të mëdha në grupin zikaltër.

Armeni i transferuar këtë verë nga Roma te Interi konsiderohet rivali i vërtetë i 19-vjeçarit kuqezi në grupin aktual të Inzaghit, i cili duhet të zgjedhë njërin mes të dyve kur të vendosë që të heqë nga fusha Marcelo Brozovic.

Në ndeshjen e parë të sezonit në transfertën e Lecces ishte mesfushori armen ai që u preferua nga Inzaghi edhe për shkak të eksperiencës së madhe të tij në Serie A, por gjatë orëve të fiundit raportohet një tërheqje muskulare që mund ta lejë jashtë fushave të lojës për të paktën 20 ditë.

Në këtë mënyrë, Asllani ka shansin e artë për të bindur trajnerin që beson se dalëngadalë shqiptari do të fitojë një vend titullari të skuadrën e tij.


Shtuar 16.08.2022 17:33