Edhe pse rrallë shfaqet nëpër intervista, Amarda Toska së fundi ka vendosur të flasë hapur rreth jetës së saj personale. Ami zbuloi marrëdhënien e saj me Ermal Mamaqin, në punë dhe jashtë saj, duke rrëfyer edhe zënkat që ka pasur me të.
“Ne si kolegë edhe jemi zënë për shkak të pikpamjeve të ndryshme por nuk kemi lejuar që këto hatëmbetje të deportonin në shtëpi. Në fillime mbanim shumë mëri dhe i diskutonim në shtëpi por kjo nuk mund të zgjaste shumë. Dy gjela në një kafaz nuk qëndrojnë. Ermali është tip energjik dhe ka dashur të dominojë. Në fillim ka qenë e vështirë por me kohën ia kemi marrë dorën dhe kemi përballuar shumë sfida. Kuptohemi me sy kur secila palë duhet të rri urtë dhe nuk duhet ta vazhdojmë më tej”- tha ajo gjatë një interviste në “Natë me Aulonën.”
Ndër të tjera ajo foli edhe për një moment të vëshitë që ajo dhe Ermali kanë pasur me vajzën e tyre, duke treguar se ka qenë një periudhë shumë e trishtueshme për të.
“Momenti më i vështirë për të ka qenë me vajzën. Sapo bëri 1 vjeç ajo pati një djegie pa dashje. Unë erdha dhe e pashë në atë gjendje dhe ato ditë që kam kaluar momentet më të vështira deri më tani. Ka qenë një periudhë goxha e dhimbshme dhe e trishtueshme”- tha Ami.