LSDM e cilëson si manipulim vendimin e VMRO-së për referendum

Me vendimin për referendum, VMRO-DPMNE-ja sillet me dyfytyrësi dhe manipulon me qytetarët, vlerësojnë nga Lidhja Social Demokrate, duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja ishte po e njëjta parti e cila kërkoi referendum edhe kundër Marrëveshjes së Prespës dhe mblodhi nënshkrime edhe për regjistrimin dhe më pas i bojkotoi.

“Votimi në referendum nga qytetarët nuk do të thotë tërheqje nga bllokimi i amendamenteve kushtetuese nga VMRO dhe deputetët nga koalicioni, por përkundrazi, përkundër bllokadës së amendamenteve kushtetuese, qytetarët do të kenë mundësi të shprehin mendimin e tyre nëse janë PRO apo KUNDËR kësaj tradhtie të LSDM-sësë antishtetërore dhe tradhtarit Kovaçevski”, paralajmëroi pak ditë më parë VMRO./alsat

 


Shtuar 22.07.2022 13:16